Ultranacionalistët serbë planifikojnë për sonte tubim kundër qeverisë në Beograd. Partia Radikale serbe si organizatore e tubimit dëshiron të parandalojë ekstradimin në Hagë të ish liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq, i cili u arrestua javën e kaluar në Beograd. Avokati mbrojtës i Karaxhiqit lidhur me ankësën kundër dërgimit në Hagë tha:
"Nuk shkruhet në ligj se nga ku duhet ta dërgoj kërkesën për apelim të vendimit. Intrepretimi i këtij ligji është i hapur, e për pasojë unë mund ta dërgojë kërkesën dhe nga Sidneji. Unë kam konfirmimin e dërgesës nga Bosnje-Hercegovina", tha Vujaçiç, avokati i Karaxhiqit. Ai ka parashikuar se autoritetet megjithatë do ta ekstradojnë në Hagë para protestës së sotme. Karaxhiqi akuzohet për gjenocid gjatë luftës në Bosnje.