Ndërlidhjet

Karaxhiq del para Tribunalit të Hagës


Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq do të paraqitet sot, për herë të parë para Gjykatës së Hagës.

Kryeprokurori Sergen Brammertz tha se prokurorisë dhe mbrojtjes do t'i duhen muaj të tërë për t'u përgatitur për gjykimin e tij. "Ky do të jetë gjykim kompleks" tha ai duke premtuar se do të bëjë çmos që viktimat të mund të shohin drejtësinë.

Franca si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian ka mirëpritur ekstradimin e Karaxhiqit në Hagë nga Serbia.

Karaxhiq akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje në vitet: 1992 –1995.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG