Një shpërthim i fuqishëm është shënuar pas mesnatës në pompën e derivateve "Tim-Petrol" në fshatin Rudar të Zveqanit, ka njoftuar Shërbimi Policor i Kosovës.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por pa lëndime në njerëz. Zyrtarë të policisë besojnë se shpërthimi ishte shkaktuar me vendosjen e mjetit eksplodues në objektet ndihmëse, të cilat gjenden jashtë ndërtesës.
Policia nuk ka informacione lidhur me autorët e mundshëm të këtij akti kriminal, motivet e të cilit janë të panjohura.