Ndërlidhjet

Hagë: I akuzuari Karaxhiq u paraqit para Gjykatës


Në gjykatën e Hagës sot për të parën herë, është paraqitur Radovan Karaxhiqi, që akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës gjatë periudhës 1991 – 1995.

Ai tha se nuk do ta shfrytëzoj të drejtën për të pasur avokat, por mbrojtjen do ta bëjë vetë, gjatë gjithë procesit.

Mëtutje ai tha se ka pasur "parregullësi lidhur me mënyrën se si është sjellë" në Hagë.

Mëtutje i akuzuari Karaxhiq u shpreh lidhur me akuzën ndaj tij:

- Nuk jam i interesuar që dikusht tjetër ta lexoj për mua akuzën. Unë pres që ta marrë akuzën e re, që është paralajmëruar dhe të më mundësohet kohë për ta shqyrtuar atë e pastaj do të paraqitem në gjykatë për tu shprehur rreth akuzës, tha Radovan Karaxhiq.

Në fillim të seancës së sotme, disa pjesë të akuzës i paraqiti gjyqtari Alphons Orie:

- Padia ju akuzon se ndërmjet 1 korrikut 1991 dhe 30 nëntorit 1995, ju duke vepruar individualisht ose së bashku me zyrtarët e tjerë serbë të Bosnjës, keni planifikuar, nxitur, dhe urdhëruar mënyrën e udhëheqjes që përfshinte taktikë persekutimi dhe terrori për t'i detyruar jo serbët që të largohen nga hapësira të caktuara në Bosnjë Hercegovinë, që ishin shpallur pjesë e Republikës Serbe të Bosnjë Hercegovinës", tha gjyqtari Orie.

Gjykata njoftoi se paraqitja e ardhshme e të akuzuarit Karaxhiq do të jetë më 29 gusht, kur edhe pritet që ai të deklarohet se a e ndjen veten fajtor apo jo lidhur me akuzën.

XS
SM
MD
LG