Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 5 ushtarë të NATO-s


Pesë ushtarë të NATO-s humbën jetën nga shpërthimet në Afganistan.

Sulmet kundër tyre ishin të fundit në rradhën e sulmeve nga militantët, çfarë ka përkeqësuar së tepërmi gjendjen e sigurisë në vend.

Incidentet ndodhën në Kunar dhe Khost, por ende nuk është bërë publike kombësia e ushtarëve.

Viti 2008 ka qenë viti më i dhunshëm dhe me më shumë viktima në Afganistan, që nga 2001, kur u rrëzua regjimi i talibanëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG