Ndërlidhjet

Qyteti i Meksikos: Konferencë për luftimin e AIDS-it


Konfrenca globale, që fillon sot, do të jetë e fokusuar se si të luftohet sëmundja AIDS në vendet e varfëra dhe në shoqëritë e pasura.

Pritet që në këtë konferencë gjashtë ditëshe do të diskutohet për financimin e trajtimit dhe për forcimin e përpjekjeve për parandalimin e përhapjes së virusit HIV.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga donatorët e pasur që t'i respektojnë premtimet e dhëna në Kombet e Bashkuara dhe në samitin G-8 në mënyrë që të realizohen qëllimet që në vitin 2010 të ketë qasje universale te barërat anti virusit HIV.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG