Ndërlidhjet

Irani i përgjigjet ofertës së Perëndimit


Irani raportohet se i është përgjigjur ofertës së fuqive botërore për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth programit të vet bërthamor.

Agjencia gjysmë zyrtare iraniane Fars tha se përgjigja u është dorëzuar zyrtarëve të Bashkimit Evropian nga ambasadori iranian në Bruksel. Nuk janë bërë publike detaje tjera.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania kanë ofruar të përmbahen nga vendosja e sanksioneve të mëtejme ndaj Iranit, nëqoftëse Teherani i pezullon aktivitetet e pasurimit të uraniumit në këmbim të stimuleve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG