Ndërlidhjet

Sarkozy nuk do të takojë Dalai Lama-n


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, nuk do të takohet me liderin shpirtëror të Tibetit Dalai Lama, i cili do të vizitojë Francën, javën e ardhshme.

Kabineti i Sarkozy-s tha sot se Dalai Lama nuk ka kërkuar takim me presidentin francez.

Sarkozy ka qenë nën presion të zyrtarëve kinezë për të mos u takuar me liderin tibetian, por vendimi i tij me siguri do të zemërojë mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Në një fjalim sot, Sarkozy lëvdoi "miqësinë e madhe" ndërmjet Parisit dhe Pekinit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG