Ndërlidhjet

KS ndahet në qëndrimet mbi dhunën e marsit


Protestuesit serbë duke hedhur me gurë trupat e KFOR-it, 17 Mars 2008
Protestuesit serbë duke hedhur me gurë trupat e KFOR-it, 17 Mars 2008

Në Këshillin e Sigurimit është diskutuar raporti hetimor mbi trazirat e 17 marsit në Mitrovicë. Britania e ka kundërshtuar raportin, ndërkaq Rusia e ka mbrojtur atë.




Britania ka kundërshtuar raportin hetimor të Kombeve të Bashkuara mbi operacionin e forcave të Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s në ndërtesën e gjykatës në Mitrovicë, në të cilin thuhet se urdhërdhënësit i kanë injoruar udhëzimet nga New Yorku.

Zëvendës ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce, pas diskutimeve që u zhvilluan në Këshillin e Sigurimit, ka thënë se “me gjithë mbështetjen për hetimet, nuk besojmë se të gjitha faktet janë prezantuar ndershmërisht në këtë rast.

Policia e Kombeve të Bashkuara dhe trupat e NATO-s kanë ndërhyrë në ndërtesën e gjykatës në Mitrovicë më 17 mars, për ta rimarrë kontrollin mbi të pas okupimit të dhunshëm të gjykayës nga protestuesit serbë.

“Raporti nuk e merr thelbësisht në konsideratë situatën në terren”, ka thënë zonja Pierce, duke shtuar se “ky ka qenë një sulm i paramenduar kundër personelit ndërkombëtar në Kosovë”.

“Protestuesit kishin qasje tek armatimi i depozituar gjatë, tek bombat nga derivatet, tek granatat dhe këto nuk janë gjëra që mund të gjenden në një ndërtesë të rëndomtë gjykate”, tha zonja Pierce.

Sipas saj, nocioni se ishte një “protestë paqësore”, mbi të cilën UNMIK-u ka reaguar “ashpër” është i pasaktë, tha zëvendës ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara.

Por, ambasadori rus, në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin kishte qëndrim krejtësisht tjetër:

”Raporti e bëri absolutisht të qartë se vendimi që ishte marrë nga lidershipi i atëhershëm i UNMIKU-ut, pra vendimi për të përdorë forcë, ishte i paarsyeshëm, pasi bisedimet po përparonin midis këtij lidershipi dhe protestuesve, të cilët kishin okupuar gjykatën dhe kishte shpresë se me durim situata do të ishte zgjidhur në mëynrë të qetë”, tha Vitaly Churkin.

Por, zëvendës ambasadorja britanike, tha se demonstruesit nuk protestonin vetëm kundër pavarësisë së Kosovës, por synonin kthimin e situatës së vitit 1999.

”Ishte një grup i linjës së fortë që nuk synonte vetëm të protestojë kundër deklaratës së pavarësisë së Kosovës, por për të parë se a do të mund ta shfrytëzojnë situatën e krijuar për ta kthyer orën prapa në vitin 1999, para rezolutës 1244”, tha Karen Pierce.

Ambasadori rus, Vitaly Churkin, tha se do të ishte e rëndësishme që sekretari i përgjithshëm t'i shqyrtonte masat e përgjegjësisë për njerëzit që e udhëhiqnin UNMIK-un.

"Për fat të keq ata shpejtuan në atë vendim provokativ dhe ajo që ndodhi ishte dhuna, në të cilën fatkeqësisht, disa policë të UNMIK-ut pësuan dhe një polic ukrainas u vra. Pra, ishte e rëndësishme që ta ngrisim këtë çështje me sekretarin e përgjithshëm dhe të kërkojmë nga ai që t'i shqyrtojë disa masa të përgjegjësisë personale, masa disiplinore kundër njerëzve që e udhëheqnin UNMIK-un në atë kohë", u tha gazetarëve pas mbledhjes, ambasadori Churkin.

Zëvendës ambasadorja britanike, Karen Pierce, ndërkaq lavdëroi punën e zyrtarëve të lartë të UNMIKU-ut, Larry Rossin dhe Joachim Ruecker.

"Ne besojmë se UNMIK-u dhe KFOR-i vepruan me profesionalizëm. Ne lavdërojmë punën e Larry Rossinit dhe të Joachim Rueckerit, për punën e vështirë që e bënë, në rrethana të vështira. Kuptohet, ne u dërgojmë ngushëllime viktimave, atyre që u vranë dhe u plagosën, e veçanërisht ukrainasve", tha Karen Pierce.

Dhuna gjatë atyre përplasjeve ishte më e rënda që prej shpalljes së pavaësisë së Kosovës.

Nië polic 25 vjeçar i Kombeve të Bashkuara humbi jetën, ndërkaq dhjetëra të tjerë, policë, paqeruajtës dhe protestues morrën lëndime.

XS
SM
MD
LG