Ndërlidhjet

Guantanamo: Sot shpallet vendimi për të akuzuarin për terror


Ish shoferi i Osama bin Ladenit është shpallur fajtor për dhënien e mbështetjes materiale për terrorizëm në gjykimin e parë të të dyshuarit për terror, që është mbajtur në burgun amerikan në Guantanamo Bej në Kubë.

Këshilli prej gjashtë ushtarakëve gjeti se Salim Hamdan nuk është fajtor për akuzat më serioze të konspiracionit për kryerjen e terrorizmit, por ai ende ballafaqohet me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm, pasi të lexohet vendimi sot më vonë gjatë ditës.

I akuzuari Salim Hamdan është i burgosuri i parë i Shteteve të Bashkuara, që u gjykua në sistemin e komisionit ushtarak të krijuar nga presidenti George Bush.

Organizatat Human Rights Watch dhe Amnesty International e kanë kritikuar vendimin.
XS
SM
MD
LG