Ndërlidhjet

Rusia refuzon armëpushimin në Oseti


Rusia rezufoi thirrjet për armëpushim, apo marrëveshje diplomatike për përfundimin e konfliktit me Gjeorgjinë.

Derisa vazhdojnë bombardimet në Osetinë Jugore, zyrtarët thanë se konflikti duket se do të shtrihet në rajonin tjetër separatist të Abkazisë.

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin, tha se forcat ruse synojnë të qëndrojnë në Osetinë Jugore dhe bëri thirrje për forcat gjeorgjiane që të tërhiqen.

"Ekziston mënyra e drejtë për ndalimin e luftimeve dhe vrasjeve e kjo është që gjeorgjianët të tërhiqen dhe pastaj të nënshkruhet marrëveshja për mospërdorimin e forcës, e më vonë mund të flasim për çështje tjera përfshirë marrëveshjet politike dhe ushtarake" tha Churkin.

Sipas tij, në luftime deri tani, kanë vdekur rreth 2.000 persona.

Gjatë diskutimit në Këshillin e Sigurimit, zëvendës-ambasadori amerikan Alejandro Wolf tha se "konflikti po zgjerohet dhe po del nga kontrolli".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki moon ndërkohë, kërkoi përfundimin e menjëhershëm të armiqësive dhe gjetjen e zgjidhjes paqësore. "Ai është i alarmuar nga eskalimi i armiqësive në Gjeorgji, që kanë rezultuar me numër të madh të viktimave dhe shkatërrime masive" u tha në komunikatën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

XS
SM
MD
LG