Bashkimi Evropian paralajmëroi se lidhjet me Rusinë mund të ndikohen nga konflikti i armatosur ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Në komunikatën e Francës, si kryesuese e radhës, u tha se BE-ja mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë. Aty u kërkua armëpushim i menjëhershëm dhe shefi i diplomacisë franceze Bernard Kouchner pritet të shkojë në rajon me propozimet për përfundimin e konfliktit.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslav Sikorski tha se BE-ja do të mbajë samit emergjent për krizën në Gjeorgji, në fillim të javës së ardhshme.