Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Dënohen aksionet e "rrezikshme" ruse


Administrata e Shteteve të Bashkuara sot i dënoi aksionet e Rusisë në konfliktin me Gjeorgjinë dhe i vlerësoi ato të "rrezikshme dhe jo përkatëse".

James Jeffrey zëvendës këshilltar për siguri kombëtare i presidentit George Bush, tha se Shtëpia e Bardhë është e alarmuar nga situata e krijuar.

Ai këto komente i bëri në Pekin, ku presidenti Bush po i ndjek Lojërat Olimpike Verore.

James Jeffrey tha se Shtetet e Bashkuara do të jenë "shumë të shqetësuara", nëse raportet për sulmet tokësore të Rusisë në Gjeorgji janë të sakta.
XS
SM
MD
LG