Ndërlidhjet

Moskë: Mburoja raketore i acaron raportet me SHBA


Zëvendës Shefi i shtabit të Përgjithshëm i armatës ruse, gjeneral koloneli Anatoly Nogovitsyn tha se Polonia rrezikon të jetë në shënjestër të Rusisë nëse në territorin e saj vendosen interceptorët raketorë amerikanë.

Ai tha se vendosja e interceptorëve në Poloni "nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar".

"Kur njëra palë dakordohet t'i pranojë ato, kuptohet që merr përsipër edhe përgjegjësi të caktuara. Prandaj kjo nuk është një gjë aq e thjeshtë, dhe nga pikëpamja ushtarake nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar", tha gjenerali rus.

Nogovitsyn tha se marrëveshja që një pjesë e sistemit mbrojtës raketor amerikan të vendoset në Poloni mund t'i acarojë marrëdhëniet SHBA- Rusi.

XS
SM
MD
LG