Ndërlidhjet

Medvedev nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit


Rusia e ka nënshkruar sot marrëveshjen për armëpushim me Gjeorgjinë.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Franca e ka firmosur presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Dokumenti është identik me atë që është nënshkruar në Moskë nga udhëheqësit e rajoneve separatiste të Osetisë së jugut dhe Abkazisë.

Dokumenti gjashtë pikësh bën thirrje mes të tjerash për tërheqjen e trupave ruse në pozicionet e para shpërthimit të konfliktit më 7 gusht.

Dje marrëveshjen e nënshkroi edhe presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG