Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka filluar tërheqjen nga Gjeorgjia


Armata e Rusisë tha se ka filluar t'i tërheqë trupat e saj nga Gjeorgjisë.

Zëvëndës Shefi i shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-koloneli Anatoly Nogovitsyn deklaroi se "tërheqja e paqëruajtësve rusë dhe e përforcimeve ka filluar".

Më herët, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë Shota Utiashvili i tha agjencisë AFP se "nuk ka shenja" të tërheqjes së trupave luftarake ruse nga thellësia e territorit të Gjeorgjisë.

Presidenti Dimitry Medvedev është zotuar se forcat ruse, të cilat hynë në Gjeorgji para afro 10 ditësh do të fillojnë të tërhiqen sot. Por, Moska tha se nuk ka ndonjë afat të përcaktuar kohor, dhe se dinamika e tërheqjes do të varet nga masat shtesë të sigurisë që do të vihen në jetë.

Sot në një fjalim televiziv, presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili kërkoi që trupat ruse të lëshojnë territorin e Gjeorgjisë, por gjithashtu bëri thirrje për bisedime ndërmjet dy vendeve për të shmangur "ndarjen përfundimtare".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG