Ndërlidhjet

Çekët dhe sllovakët përkujtojnë invazionin sovjetik të 1968


Çekët dhe sllovakët sot e përkujtojnë 40 vjetorin e invazionit sovjetik, i cili i shtypi përpjekjet e Çekosllovakisë për të liberalizuar pushtetin komunist.

Në mbrëmjen e 20 gushtit të vitit 1968, tanket sovjetike dhe forcat nga vendet tjera të Paktit të Varshavës hynë në Çekosllovaki.

Më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë rezistencës ndaj invazionit, ndërsa dhjetra mijë të tjerë ikën në Perëndim.

Udhëheqësit e vendit u kapën dhe u dërguan në Moskë, ku i nënshkruan dokumentet për legjitimimin e okupimit sovjetik dhe anulimin e reformave të njohura si "Pranvera e Pragës".

Çekët dhe sllovakët planifikojnë ta shënojnë sot përvjetorin në kryeqytetet Pragë dhe Bratisllavë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG