Ndërlidhjet

Rusia do mbajë 500 trupa në "Zonën e Sigurisë"


Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov tha se Rusia synon të mbajë 500 ushtarë në një "zonë të sigurisë" përreth rajonit separatist të Gjeorgjisë- Osetisë Jugore.

Lavrov u tha gazetarëve se Rusia të premten do të vendosë "8 postblloqe në zonën e sigurisë në të cilën do të dislokohen 500 paqeruajtës". Ai tha pjesa e mbetur e trupave ruse që u futën brenda Gjeorgjisë gjatë luftimeve të mëhershme do të rivendosen në Osetinë Jugore ose në Rusi.

Ai nuk sqaroi se sa trupa ruse do të mbeten në Osetinë Jugopre. Rusia është vënë nën kritika larta ndërkombëtare pas vonesës në tërheqjen e trupave nga Gjeorgjia sic parashihej me marrëveshjen për armëpushim.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse tha se deri të premten trupat ruse do të largohen nga Gjeorgjia për t'u vendosur në zonën përreth Osetisë Jugore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG