Ndërlidhjet

Gjeorgji: Forcat ruse po tërhiqen


Ushtria e Rusisë njoftoi se është në tërheqje e sipër nga Gjeorgjia, por prania e saj ushtarake do të mbetet në rajonet separatiste dhe përreth tyre.

Komandanti i lartë ushtarak rus, Anatoly Nogovitsyn, tha se tërheqja po bëhet pjesërisht dhe parashikoi se ky proces do të kryhet pa vonesa, pra deri në fund të ditës së sotme.

Alexandre Lomaia nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Gjeorgjisë, tha se trupat e Rusisë janë larguar nga qyteti gjeorgjian, Gori dhe po tërhiqeshin nga zonat përreth.

Ushtria ruse ka njoftuar se do t'i ndërtoj dy zona të sigurisë përreth rajoneve Osetia Jugore dhe Abkhazia, ku paqeruajtësit rusë do të vendosen në pika të veçanta kontrolli.

Gjeorgjia ka hedhur poshtë çfarë ideje për zona të sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG