Ndërlidhjet

Sarajevë:Filmi kroat fitues në Festivalin e Filmit


Një film kroat mbi dy emigrantë boshnjakë në SHBA ka fituar cmimin e filmit më të mirë në Festivalin e 14-të të Filmit në Sarajevë.

"Buic Riviera", i regjisorit Goran Rusinoviq është filmi që mori shpërblimin prej 25 mijë eurosh.

Filmi bën fjalë për një mysliman dhe një serb të Bosnjes, të cilët braktisin vendin gjatë luftës së Bosnjes dhe më vonë takohen në një rrugë të shkretë të Shteteve të Bashkuara.

"Buic Riviera" është zgjedhur në mesin e 10 filmave nga Austria, Bosnja, Kroacia, Hungaria, Serbia, Sllovenia dhe Turqia, të cilët garuan në Festivalin e Sarajevës,- forumit më të madh të filmit në Ballkan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG