Ndërlidhjet

Irani thotë se do të prodhojë nëndetëse


Irani tha se ka hapur një linjë për prodhimin e nëndetëseve, për t'u siguruar se forcat e saj janë mirë të pajisura për të kontrolluar rrugët e naftës në Ngushticën e Hormuzit.

Ministri i Mbrojtjes Mostafa Mohammad Najjar tha se Irani e konsideron sigurinë e ujërave territoriale si vitale për të dhe për vendet tjera në rajon.

Ai i bëri këto komente në inaugurimin e linjës prodhuese për ndërtimin e asaj që Irani i quan anije "gjysmë të rënda" të klasit Qaim.

Më herët, Irani është kërcënuar t'i bllokojë dërgesat me naftë në ngushticën, nëqoftëse Perëndimi e çon tepër larg kontestin bërthamor me Teheranin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG