Ndërlidhjet

Saakashvili: Rusia po bën spastrim etnik


Presidenti Mikhail Saakashvili e akuzoi Rusinë për spastrim etnik në rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Ai tha se Rusia po i dëbon gjeorgjianët, ua shkatërron fshatrat, i plaçkit dhe i dhunon.

Saakashvili u bëri thirrje liderëve perëndimorë ta përshpejtojnë integrimin e vendit të tij në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Vërejtjet e tij u bënë pasi Rusia i njohu dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Saakashvili e akuzoi Rusinë se përpiqet aneksojë territorin e Gjeorgjisë, dhe tha se njohja e Rusisë për pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë është "krejtësisht ilegale".

"Kjo është hera e parë në Evropë që nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik stalinist që një vend i madh në mënyrë të njëanshme, me forcë përpiqet ta gjunjëzojë dhe ta shkatërrojë fqiun e vet, dhe pastaj t'i aneksojë rajonet e tij, duke i ndryshuar kufijtë brenda Evropës", tha Saakashvili.

Ai gjithashtu u zotua për "përpjekje paqësore" që ta rivendosë integritetin territorial të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG