Ndërlidhjet

Miliband: Rusia të mos fillojë Luftë të Ftohtë të re


Shefi i diplomacisë britanike David Miliband tha se presidenti rus Dmitry Medvedev ka një "përgjegjësi të madhe", në mosfillimin e një Lufte të Ftohtë të re.

"Presidenti rus ka thënë se nuk i frikësohet një lufte të ftohtë. Ne nuk duam një të tillë", tha Miliband gjatë një vizite në Ukrainë.

Britania ka qenë në mesin e vendeve që ka dënuar lëvizjen e Moskës për njohjen e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Ndërsa Miliband ka bërë thirrje për një koalicion ndërkombëtar kundër sic tha "agresionit rus".

Kancelarja gjermane Angela Merkel i tha në një bisedë telefonike Medvedevit se njohja e Moskës ka thyer ligjin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG