Ndërlidhjet

OXFAM: Në Afganistan – mungesë ushqimi


Organizata humanitare OXFAM thotë se 5 milionë njerëz në Afganistan mund të ballafaqohen me mungesë ushqimi këtë dimër.

Ky grup me seli në Londër, thotë se shkaqet e kësaj gjendjeje janë, pos tjerash, thatësia, çmimet e larta të ushqimit dhe përhapja e pasigurisë.

Sipas OXFAM-it, rajoni më i goditur është Daikundi.

Sipas kësaj organizate, qeverisë së Afganistanit i duhen më tepër se 400 milionë dollarë për këtë çështje, por donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar afro një të pestën e kësaj shume.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG