Ndërlidhjet

Medvedev: Mund të hakmerremi ndaj çdo sanksioni


Presidenti rus Dimitrij Medvedev tha se Rusia është e gatshme të hakmerret kundër çdo sanksioni të mundshëm.

Ai i bëri këto komente në prag të samitit të BE-së kushtuar konfliktit në Gjeorgji.

Në një intervistë për televizionin rus, Medvedev tha se ai konsideron se sanksionet duhet të jenë mjeti i fundit, dhe theksoi se masat e tilla duhet të kenë mbështetje në ligj.

Medvedev gjithashtu tha se Rusia do ta shoqërojë njohjen e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë me marrëveshje për ndihma ekonomike dhe ushtarake.

Medvedev tha se marrëveshjet do t'i shtrojnë bazat për marrëdhënie "aleatësh" me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut.

Ai nuk tha se kur do të nënshkruhen dokumentat, por mediat ruse raportuan se kjo mund të ndodhë brenda disa ditësh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG