Ndërlidhjet

Irakianët marrin kontrollin në Anbar


Forcat irakiane kanë marrë nga ushtria amerikane kontrollin mbi provincën e Anbarit.

Një ceremoni në qytetin Ramadi ka shënuar dorëzimin e provincës së njëmbëdhjetë me radhë nga 18 sa ka gjthsej Iraku.

Pas transferit të përgjegjësive, forcat amerikane do tërhiqen në bazat e tyre dhe do marrin pjesë në operacionet ushtarake, nëse kjo u kërkohet nga guvernatori provincial.

Anbar ishte njëherë qendër e luftimeve e arabëve sunitë të Irakut kundër forcave amerikane, por dhuna filloi të bjerë, pasi që liderët fisnorë sunitë në vitin 2006 u rreshtuan përkrah forcave amerikane kundër Al Qaidës.

Rreth 25 mijë ushtarë amerikanë njoftohet të jenë aktualisht në Anbar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG