Ndërlidhjet

Tbilisi: Medvedevi e ka humbur kontrollin


Kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Gjeorgji ka reaguar ndaj përshkrimit që presidenti rus Dmitry Medvedev i bëri presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, duke e quajtur "kufomë politike".

Alexandre Lomaia tha se komentet e Medvedevit janë "tejet të mjerueshme" dhe "të papranueshme", ndërsa e akuzoi Medvedevin se "e ka humbur kontrollin".

Lomaia tha se Saakashvili është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili vazhdon të gëzojë mbështetjen e popullit gjeorgjian dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG