Ndërlidhjet

Cheney: SHBA do ndihmojë Gjeorgjinë


Nënpresidenti Dick Cheney tha se Gjeorgjia mund të llogarisë në përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së.

"Pavarësia dhe sovranitetii Gjeorgjisë kanë qenë shumë të rëndësishme, dhe gjeorgjianët kanë sakrifikuar për lirinë dhe i shërbyen kauzës së lirisë në këto treva. Të gjithë gjeorgjianët meritojnë të jetojën të lirë. Dhe unë besoj se ky është fati i tyre. Në zemrat e tyre gjeorgjianët kanë kurajo të madhe, ndërsa në Amerikë kanë një mik të fortë dhe besnik", tha Cheney, gjatë një vizite në Tbilisi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do i jepen Gjeorgjisë një milardë dollarë për ta ndihmuar që ta marrë veten pas luftës, që pati me Rusinë.

Cheney tha se veprimet e Rusisë në Gjeorgji ishin përpjekje të paligjshme për të ndryshuar kufijtë e Gjeorgjisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG