Ndërlidhjet

Tajlandë: Referendum për t'i dhënë fund krizës


Kryeministri i Tajlandës Samak Sundravej tha se planifikon që të mbajë një referendum kombëtar për t'i dhënë fund fushatës rrugore kundër pushtetit te tij, e cila ka paralizuar vendin.

Ai tha se votuesit do të pyeten nëse duan ose jo që qeveria të japë dorëheqje.


Samak tha se votimi do të mbahet brenda 30 ditësh që nga koha kur Senati të aprovojë ligjin për referendum.

Mijëra anti-qeveritarë, që kërkojnë dorëheqjen e Samak po protestojnë dhe kanë bllokuar edhe hyrjet e zyrave të qeverisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG