Ndërlidhjet

Rehn: Maqedonia duhet bërë "përpjekje shtesë"


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, ka kërkuar nga Maqedonia që të bëjë "përpjekje të rëndësishme shtesë" në fushën e reformave në mënyrë që BE-ja t'i filloj bisedimet për anëtarësim.

Sipas tij, Maqedonia ka arritur progres të caktuar në përmbushjen e tetë kritereve nga Kopenhaga, por ai ka theksuar edhe "kriterin e nëntë" – atë të zgjedhjeve të lira.

"Stabiliteti politik dhe zgjedhjet korrekte janë parime themelore për mënyrën evropiane të jetës", tha Olli Rehn dhe shtoi se "për fat të keq, të gjitha zgjedhjet kanë pasur mangësi".

Këto komente zoti Rehn i bëri pas takimit me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, Ivica Bocevski, në Bruksel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG