Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar i NATO-s


Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, njoftoi se një pjesëtar i saj është vrarë sot nga një shpërthim që goditi patrullën e tij në jug të këtij vendi.

Nuk është publikuar kombësia e ushtarit të vrarë dhe nuk janë dhënë detaje lidhur me lokacionin ku ndodhi incidenti.

Pas kësaj vrasjeje, numri i ushtarëve të vrarë ndërkombëtarë në Afganistan, këtë vit, arriti në 192.

Në këtë vend gjenden afro 70 mijë ushtarë ndërkombëtarë, shumica e tyre nën komandën e NATO-s, për ta ndihmuar qeverinë e Afganistanit për të luftuar kundër kryengritjes së talibanëve.
XS
SM
MD
LG