Ndërlidhjet

Pentagon: Pamjet nxitën rishikim të sulmit ajror


Pentagoni tha se pamjet e fundit, të cilat bënë që të rishikohen hetimet amerikane për sulmin ajror në Afganistan, treguan se janë vrarë vetëm 5 deri 7 civilë.

Qeveria afgane tha se më shumë se 90 njerëz kanë humbur jetën nga sulmi ajror në fshatin Azizabad në Afganistanin perëndimor.

Gjenerali David McKiernan, komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, tha se hetimet do rishikohen për shkak të provave tjera që po paraqiten.

Zëdhënësi i Pentagonit, Brian Whitman tha se dëshmitë janë të dukshme, por nuk dha detaje tjera.

Zëdhënësi i ISAF-it në Kabul tha se pamjet janë marrë me një celular nga një fshatar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG