Ndërlidhjet

Rusi: Marrëdhënie diplomatike me rajonet separatiste


Rusia ka vendosur marrëdhënie diplomatike me rajonet separatiste në Gjeorgji, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

Njoftimin e bëri sot Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov pas takimit me ministrat e jashtëm të rajoneve separatiste.

Rusia i njohu dy rajonet si shtete të pavarura pasi trupat ruse zhvilluan një luftë të shkurtër me Gjeorgjinë në fillim të gushtit, pas përpjekjes së Tbilisit për të rivendosur kontrollin në Osetinë e Jugut.

Më herët, Lavrov tha se trupat ruse do të mbeten në këto dy rajone për "një kohë të gjatë".

Ai tha se prania ushtarake ruse ishte e nevojshme për të parandaluar Gjeorgjinë që të përpiqet të rimarrë kontrollin mbi dy rajonet separatiste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG