Ndërlidhjet

OPEC vendosi të ulë prodhimtarinë e naftës


Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës OPEC ka vendosur të zvoglojë eksportin në përpjekje për të ndalur rënien e çmimit të naftës.

OPEC tha se ministrat e naftës së kartelit janë dakorduar të prodhojnë 28.8 milionë fuçi në ditë, 520 mijë fuçi më pak.

Në korrik një fuçi nafte e papërpunuar arriti në 147 dollarë, por prej atëherë ka rënë në rreth 100 dollarë.

Anëtarë të OPEC-ut janë Irani, Iraku, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libia, Algjeri, Nigeria, Angola, Venecuela dhe Ekuadori.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG