Ndërlidhjet

Scheffer do ta vizitojë Gjeorgjinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, tha sot se javën e ardhshme do ta vizitoj Gjeorgjinë së bashku me ambasadorët e të 26 vendeve anëtare të aleancës, për të treguar mbështetje për këtë vend, pas konfliktit ushtarak me Rusinë.

Zoti Scheffer tha se me këtë rast do t'i bëhet një vizitë edhe qytetit Gori, që gjatë luftimeve të muajit të kaluar, ishte sulmuar nga ushtria e Rusisë me aeroplana dhe tanke.

Këto komente ai i bëri në Letoni, ku me ministrat e jashtëm të vendeve baltike do të diskutoj për shqetësimet në rritje të këtyre shteteve pas konfliktit Gjeorgji – Rusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG