Ndërlidhjet

OKB: u Hap Asambleja e Përgjitshme e 63-të


Në Nju Jork është hapur sesioni i 63. i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i ri i Asamblesë së Përgjithshme është Ati Miguel D'Escoto Brockmann, një prift katolik dhe ish ministër i Jashtëm i Nikaraguas.

Ai e hapi sesionin me një fjalim, ku i akuzoi disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit se mbështeten në luftën, por nuk i përmendi me emra.

D'Escoto gjithashtu bëri thirrje që disa kompetenca t'i hiqen Këshillit të Sigurimit dhe t'i jepen Asamblesë së përgjithshme.
XS
SM
MD
LG