Ndërlidhjet

Qeveria e SHBA pengon falimentimin e AIG



Qeveria amerikane është dakorduar të akordojë 85 miliarda dollarë hua emergjente për të shpëtuar nga falimentimi kompaninë gjigante botërore të sigurimeve AIG (American International Group), me seli në SHBA.

Banka Qendrore amerikane, Rezervat Federale, tha në një komunikatë se marrëveshja parasheh që qeveria e SHBA të marrë rreth 80% të aksioneve në AIG.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush do ta mbështesë marrëveshjen, e cila synon të promovojë stabilitetin në tregjet finansiare dhe të kufizojë dëmet në ekonomi.

Pas njoftimit, vlera e aksioneve në bursat aziatike dhe çmimi i naftës shënuan rritje.
XS
SM
MD
LG