Ndërlidhjet

Lavrov: Perëndimi të mos dënojë Rusinë


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur kundër përpjekjeve të Perëndimit për ta dënuar Moskën për intervenimin e saj ushtarak në Gjeorgji.

"Reagimet nga Perëndimi për vendosjen e bazave ruse po vazhdojnë. Ata mendojnë se është veprim ilegal. Ne kemi dëgjuar këso vlerësime dhe kemi shpjeguar shumë herë se aktivitetet tona janë të bazuara në ligjin ndërkombëtar dhe se nuk shohim të ketë ndonjë rrugë tjetër për të ofruar siguri për Osetinë Jugore dhe Abkhazinë, për mbijetesën e popujve të këtyre vendve", ka thënë Lavrov.

Ai u ka thënë ligjvënësve se Rusia nuk e ka ndërmend që të vëjë pykë në raportet trans-Atlantike, apo "të zhytet në anti-amerikanizëm".

Por, Lavrov ka thënë se Moska nuk mund të mos tërheq konkluzione ndaj thirrjeve për ta dënuar Rusinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG