Ndërlidhjet

Kinë: 10 % e mostrave- qumësht i prishur


Autoritetet kineze thanë se afër 10 për qind të mostrave të qumështit të lëngët, të marra nga tri kompani kryesore kineze, kanë rezultuar të kontaminuara me melaminë- një substancë kimike toksike, që është e ndaluar të përdoret në ushqim.

Gjetjet janë njoftuar nga Administra e Përgjithshme kineze për Mbikëqyrje të Cilësisë, Inspeksion dhe Karantinë.

Gjetjet pasojnë njoftimet e mëhershme të autoriteteve kineze se të paktën katër fëmijë kanë vdekur dhe mbi 6 mijë e 200 janë sëmurë pasi që janë ushqyer me qumësht pluhur, i cili ka përmbajtur melaminë.
XS
SM
MD
LG