Ndërlidhjet

Moskë: Kundërshtohet vendimi për shef të OSBE-së në Kosovë


Ministria e jashtme e Rusisë e ka kundërshtuar ashpër emërimin "unilateral", të diplomatit austriak Werner Almhofer, në postin e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

"Ky vendim është marrë nga presidenca finlandeze, përkundër kundërshtimeve nga Serbia", thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse, raporton AFP-ja.

Mëtutje, në kumtesë thuhet se ky vendim "rrezikon humbjen e besimit të Beogradit dhe të serbëve të Kosovës në misionin e OSBE-së në Kosovë" dhe kjo e kërcënon legjitimitetin e misionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG