Ndërlidhjet

Finlandë:10 të vdekur nga të shtënat në shkollë


Policia finlandeze tha se të paktën nëntë persona janë vrarë, kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë profesionale në perëndim të vendit.

Mediat raportojnë se personi që hapi zjarr në shkollë ka qëlluar edhe veten, dhe më vonë ka vdekur nga plagët në spital.

Një numër njerëzish janë lënduar në shkollën e qytetit Kauhajoki.

Ai thuhet të ketë qenë një student 22 vjecar i kësaj shkolle.

Të shtënat e sotme ndodhën pothuajse një vit, pasi që një person i armatosur vrau tetë persona dhe veten në një shkollë në jug të Finlandës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG