Ndërlidhjet

Stubb: Nuk do votojmë kundër nismës serbe


Finlanda nuk do të votojë kundër nismës serbe që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta vlerësojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri i Jashtëm i Finlandës, Alexander Stubb, njëherit kryesues i radhës i OSBE-së.

"Kemi patur diskutime të zgjëruara në mesin e ministrave të Jashtëm të BE-së se çfarë do të duhet të bëjmë lidhur me nismën serbe. Kuptohet, janë tre opcione: të votojmë kundër saj, të votojmë për të dhe të abstenojmë. Pozicioni finlandez është shumë i qartë: ne nuk do të votojmë kundër. Ne i mbështesim të gjitha gjykatat ndërkombëtare, dhe do të ishte kundër parimeve tona që t'ia mohojmë Serbisë këtë të drejtë. Nëse duam të kemi pozicion të përbashkët të BE-së, mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmers abstenimit", ka thënë Stubb.
XS
SM
MD
LG