Ndërlidhjet

Kongresi vazhdon debatin për planin ekonomik


Kreu i Bankës Qendrore Amerikane Ben Bernanke tha sot se përkeqësimi i krizës fnanciare mund të shkaktojë pengesa të mëdha për rritjen e biznesit dhe u zotua se do veprojë, ashtu si të jetë nevoja.

Bernanke ka dëshmuar para Komitetit të përbashkët ekonomik të Kongresit mbi planin prej 700 miliardë dollarësh të administratës së Bushit.

Ligjvënësit kanë ngritur dyshime mbi planin, i cili ka për qëllim të zbusë krizën në institucionet dhe tregjet financiare.

Bernanke përsëriti se mund të ketë pasoja të lahtarshme për ekonominë, nëse nuk kalon plani.

Të martën, Bernanke dhe sekretari amerikan i Thesarit, Henry Paulson i thanë komitetit bankar të Senatit se nëse Kongreso nuk vepron shpejt, kriza e kredive mund të kërcënojë të gjitha pjesët e ekonomisë amerikane.




XS
SM
MD
LG