Ndërlidhjet

Mlladiq i pajisur me letërnjoftim serb


Një zyrtar qeveritar ka thënë se i akuzuari për gjenocid Ratko Mlladiq është pajisur me letërnjoftim të Serbisë në vitin 1999.

Ministri Rasim Lajic ka thënë se Mlladiqit i është dhënë letërnjoftimi nga zyrtarë të lartë policorë.

Ai tha se zyrtarët nuk i kanë marrë Mlladiqit gjurmët e gishtërinjve e as nuk i kanë kërkuar, që të mbushë aplikacionin, siç është procedura e zakonshme.

Lajiq nuk ka zbuluar identitetin e këtyre zyrtarëve.

Në atë kohë, Serbia është udhëhequr nga Slobodan Millosheviqi.

Mbi Mlladiqin rëndojnë akuzat për gjenocid të ngritur nga Tribunalii Hagës për krime lufte.

Serbia është nën presion ndërkombëtar për ta kapur Mlladiqin dhe t'ia dorëzojë Tribunalit, por zyrtarët thonë se nuk e dinë vendndodhjen e tij.
XS
SM
MD
LG