Ndërlidhjet

Konkurs i ri për Avokatin e Popullit


Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, me kërkesën e kryetarit të këtij Kuvendi, Jakup Krasniqi. Këtë kërkesë zoti Krasniqi e ka arsyetuar me "ruajtjen e kredibilitetit të Kuvendit".

Me 45 vota për, 15 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi ka vendosur që të shpallë konkurs të ri për Avokatin e Popullit. Kandidatët e deritashem kanë qenë Murat Jashari, Diana Toska dhe Sami Kurteshi.

Çështja e këtyre tre kandidatëve është përshkuar me mosmarrëveshje dhe është duke u zvarritur në Kuvendin e Kosovës që prej fillimit të kësaj legjislature.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG