Ndërlidhjet

Bosnja dhe Mali i Zi u ftuan në Kartën e Adriatikut


Bosnjë Hercvegovina dhe Mali i Zi janë ftuar që t'i bashkohen grupit të shteteve, që synojnë anëtarësim në NATO, e që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se dy shtetet ballkanike janë ftuar që t'i bashkohen Kartës së Adriatikut, në të cilën tashmë janë të përfshira Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

Sipas Deparatmaentit amerikan të shtetit, zgjerimi i Kartës së Adriatikut, "do ta forcoj mëtutje bashkëpunimin reciprok dhe do ta avancoj integrimin evroatlantik".

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me ministrat e jashtëm të Kartës së Adriatikut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG