Ndërlidhjet

Rice: Rusia s'mund të ndalë zgjërimin e NATO-s


Rusia nuk mundet të vë veto në zgjerimin e NATO-s dhe të pamundësojë hyrjen e ish shteteve sovjetike, siç janë Ukraina dhe Gjeorgjia, ka deklaruar Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice.

Në një intervistë për gazetën greken "Typos", ajo ka thënë se Moska nuk guxon të përfitojë nga fitorja ushtarake e saj mbi Gjeorgjinë në muajin gusht.

Rice i ka ripërsëritur kërcënimet e SHBA-ve se "aksionet ushtarake të Rusisë në Gjeorgji mund t'i ngadalësojnë përpjekjet e saj për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

"Nuk do t'i lejojmë Rusisë të vë veto në ardhmërinë e NATO-s, e as të ndikojë në vendimin se cilave vende u është ofruar anëtarësimi", ka thënë Rice.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG