Ndërlidhjet

Bjellorusi: Votime për zgjedhjet parlamentare


Në Bjellorusi sot u votua për zgjedhjet parlamentare. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lidia Yermoshina tha se dalja në zgjedhje deri në orët e pasditës ishte më shumë se 50%.

Presidenti autoritar Aleksandr Lukashenka tha se ka lejuar 70 kandidatë të opozitës që të garojnë në mesin e gjithsejt 263 kandidatëve për 100 ulëset në parlament.

Pasi hodhi votën, Lukashenka tha se vëzhguesit do të konfirmojnë se zgjedhjet arritën nivelin e normave ndërkombëtare.

Sidoqoftë, njëri nga liderët e opozitës, Alexander Kozulin, deklaroi pas votimit se masat janë sipërfaqësore dhe se "nuk i ndryshojnë problemet themelore".

Opozita thotë se procesi ka të meta sepse atyre nuk u është lejuar të kenë përfaqësuesit e vet në komisionet lokale ku do të numërohen votat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG