Ndërlidhjet

Kriza financiare kap Evropën


Një numër bankash evropiane janë bërë viktimat e fundit të krizës financiare globale.

Qeveria britanike njoftoi nacionalizimin e Bedford&Bingley, një nga kompanitë kryesore të dhënjes së kredive. Sipas Londrës zyrtare investitorët e kishin humbur besimin tek banka në fjalë.

Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu ranë dakord për një plan ndihme si ai i SHBA-ve për një bankë belgo-hollandeze dhe gjigantin e sigurimeve Fortis.

Qeveria e Islandës morri kontrollin e bankës së tretë më të madhe në vend, pasi po haste vështirësi me likuiditetet.

Gjatë ditës presidenti francez Sarkozy do takohet me drejtuesit kryesorë të bankave franceze dhe komapnive të sigurimit për të diskutuar krizën globale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG