Ndërlidhjet

Gjeorgji: Fillon misioni i vëzhguesve të BE-së


Rreth 300 monitorues e fillojnë sot misionin e tyre vëzhgues në Gjeorgji.

Katër autoblinda, me nga dy vëzhgues me flamuj të Bashkimit Evropian, e filluan patrullimin në Bazaleti afër kryeqytetit Tbilisi.

Ata janë pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja pas konfliktit të gushtit ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë rreth rajonit separatist të Osetisë së Jugut.

Gjatë vizitës në Tbilisi, eurodiplomati Javier Solana shprehu bindjen se të gjitha palët do t'i përmbahen marrëveshjes së armëpushimit.
XS
SM
MD
LG